• |
ide | kryesore

Nis seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, Xholi prezanton platformën

-Instant, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur seancën dëgjimore të kandidatëve të ri të SPAK. Kandidati i parë që po prezanton platformën e tij është Adnan Xholi.

Ndërsa vlerësoi punën e SPAK, Xholi tha se ka ardhur koha për hapa të mëtejshme me qëllim forcimin e besimit te Prokuroria e Posacme. Për këtë ai theksoi se do të nevojiten hetime konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fjala e Xholi-t:

“E kam plotësuar deklaratën nuk jam në kushtet e konfliktit të interesit me asnjë prej anëtarëve të KLP. Kam shprehur vullnet për drejtimine SPAK, plotësoj kriteret e përcaktuara me bindjes se kam aftësitë e duhura. Kjo prokurori është bërë efektive dhe është tashmë e konsoliduar falë punës tuaj dhe ndihmesës së partnerëve. Është trupa më profesionale në Republikë. Krahas rezultateve SPAK në këto tre vite, mendoj se ka ardhur momenti që trupa të vijojë me hapa të mëtejshëm, në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar për të forcuar më tej besimin e publikut te SPAK. Do duhen hetime konkrete, në kohë të shpejtë bazuar vetëm në prova.

Vi këtu si kandidati që kam mbi 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Karriera ime ka patur një rritje të vazhdueshme. Paketa ligjore solli risi decentralizimin e organit të akuzës, pavarësi, port hemi me bindje se pavarësia nuk është privilegj por përgjegjësi e shtuar.

Nëse zgjidhem, qënia drejtues nuk të heq titullin e prokurorit. Do duhet që edhe vetë drejtuesi do mbajë përgjegjësitë e tij. Drejtuesi do duhet të marrë përgjegjësitë duke vënë në eficensë mekanizmat e duhur, për cështje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Krahas grupeve të përbashkëta, përfshirja në grupet e hetimit, do duhet të marrë përsipër përgjegjësinë. Në cështje sensitive është detyrë e drejtuesit të marrë përgjegjësi. Do mbështe këdo që bazohet në ligj e kushtetutë, do të vë në dispozicion eksperiencën time në ndjekjen dhe hetimin e cështjeve sensitive.

Për 8 muaj kam qenë drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prokuror e drejtues së hetimit në cështjen ku ishin të akuzuar dy deputetë të republikës. Po ashtu kam hetuar ministra e ish-ministra. Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale pas ’97 në Shqipëri. Vëmendja e publikut ka qenë e lartë. Prokuroria u kthye si Big Brother, kamerat ishin cdo ditë atje.  Të jesh drejtues s’do të thotë të jesh menaxher i mirë. Jam munduar të jap kontributin tim në cdo lloj sektori.”

Në seancën e sotme mungon një anëtare e KLP-së,  Esmeralda Keshi. Mbledhja ka vazhduar pa praninë e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *