• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit ‘Barbie’

-Instant, Paparazzi, Slider



Warner Bros. Pictures debutoi trailerin e parë ‘Barbie’ me Margot Robbie në rolin e kukullës titullare dhe Ryan Gosling si Ken.

Tregimi nga Helen Mirren shpjegon se si Barbie ndryshoi peizazhin për lodrat kur fëmijët luanin më parë me kukulla foshnjash. Robbie, si Barbie, i shkel syrin kamerës përpara se fansat të shohin pamje të shpejta të filmit shumëngjyrësh. Kasti përfshin edhe Issa Rae, Will Ferrell, Kate McKinnon, Simu Liu, Michael Cera, America Ferrera . Është shkruar nga Gerwig dhe partneri i saj Noah Baumbach.

Robbie foli më parë për disa keqkuptime të filmit në British Vogue menjëherë pasi lajmet për prodhimin u publikuan. “Njerëzit në përgjithësi dëgjojnë Barbie dhe mendojnë, ‘Unë e di se si do të jetë ai film’,”u shpreh aktorja  në atë kohë. “Pastaj ata dëgjojnë se Greta Gerwig është duke e shkruar dhe drejtuar atë, dhe  thonë: “Oh, mirë, ndoshta unë nuk e dij…”

Në korrik, kur PEOPLE e pyeti Gosling, se si ishte të “thyesh internetin” me reagimenë internet ndaj fotos së tij të shfaqur në karakterin e Kenit, ai tha me shaka; “Epo, interneti ka vite që po përpiqet të më thyejë mua. Nuk më dha zgjidhje tjetër”. Gosling vazhdoi, “Ne kemi qenë shumë argëtues duke bërë këtë film dhe ishte mirë të shihja të gjithë të tjerët të fillonin të argëtoheshin po aq sa ne. Mezi pres që filmi të dal.” Barbie do të shfaqet në kinema më 21 korrik./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *