• |
ide | kryesore

Altin Dumani prezantohet si kreu i SPAK: Koha për një luftë më agresive ndaj korrupsionit

Lajme, Të fundit
prokurori Altin Dumani prezantohet si kreu i ri i SPAK



Prokurori që u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, është prezantuar sot zyrtarisht para stafit. Ai do të pasojë Arben Krajën pas tre vitesh. Ky i fundit gjatë ceremonisë tha se ka besim te Dumani se do ta çojë më tej punën e strukturës së posaçme. Në nisje të fjalës së tij Dumani falënderoi kolegët të cilët garuan me të për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme dhe po ashtu ish-drejtuesin Arben Kraja.

“Këto 3 vite kanë qenë të vështira. Secili prej nesh ka pasur kontributet e tij. U shpreh mirënjoheje për angazhimin e sakrificat. Pas këtyre 3 viteve SPAK do kalojë tashmë në një fazë tjetër. Është koha e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të cdo niveli si dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori në funksion të plotë. Jemi 17 prokurorë. Kemi BKH funksionale dhe kemi fituar eksperiencë në 3 vite. Inkurajoj e nxis secilin prej jush që të gjithë të demonstrojmë si një skuadër e vetme se jemi të aftë të procedojmë penalisht çdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij. Të mos harrojmë detyrën që të kemi një SPAK ku publiku të ketë besim. Ju premtoj që unë do jem në krahun tuaj për sfidat që na presin. Duke hetuar bashkë me ju e duke krijuar kushtet të ushtroni funksionet të pandikuar nga askush por duke qenë bvesnik vetëm te ligji.”, tha Dumani. 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Votimi u krye pasi tre prokurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat për drejtimin e SPAK. Dumani mori pesë vota nga procesi i votimit që u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.



5 Comments

  1. Edhe pse dyshoj ta kete shkruar vete, boooobo sa gabime drejtshkrimore e gramatike ka kjo deklarate pesërreshtëshe, o Vezir i Madh i SPAK-ut!

  2. Duhet hequr dore nga ngjarjet per raste per statistike. Nje profesor per bakshish, nje polic rrugor, etj etj si keto. SPAK u krijua per peshq te medhenj. Se kush jane peshqit e medhenj te gjithe e dime. Kane 30 vjet qe e plackisin kete vend. Jane politike.

  3. Po krimin qe eshte i lidhur me drogen dhe politiken a ke ndermend ta luftosh apo thjesht deklarata deficentesh kur emerohen ne detyre

  4. O Dash por si kur d e Turqisë ta bëjmë me t dhe i me y na del tyman dhe duket shqip apo jo.Dhe ka kuptimin e një personi që është nevrik.Duhet të kesh parasysh që Turqit nuk e kanë në alfabet zanoren y.Kjo do të thotë që është fjalë shqip.Pra kreu i Spak duhet jetë nevrik dhe mundet të një nevrik pozitiv për drejtim pozitiv të institucionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *