• |
ide | kryesore

Harry dhe Meghan një tjetër bashkëpunim me Netflix

Paparazzi, Slider



Princi Harry dhe Meghan Markle po e pëlqejnë bashkëpunimin me Netflix. Pas dokumentarit Harry & Meghan, seritë e të cilit sapo janë publikuar në Netflix, Auka dhe Dukesha e Sussex-it kanë nënshkruar një tjetër projekt në bashkëpunim me gjigantin e transmetimit. Emisioni i ri quhet Live to Lead dhe do të prezantohet më 31 dhjetor.
Megjithatë, këtë herë ata nuk do të jenë protagonistë, por, siç sugjeron edhe titulli, personazhe që janë bërë të famshëm për cilësitë e tyre drejtuese dhe për aftësinë e tyre për të pasur ndikim në jetën e të tjerëve. Ndër emrat e protagonistëve të zbuluar deri më tani, janë aktivistja suedeze Greta Thumberg, Gloria Steinem, gazetare dhe Ruth Bader Ginsburg, juristja ish-presidente e Gjykatës së Lartë të SHBA. Një projekt i cili, siç shpjegon Harry në trailer, u frymëzua nga Nelson Mandela: “Ai dikur tha: “Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është fakti i thjeshtë që ne kemi jetuar”. Meghan ka për detyrë të përfundojë fjalinë: “Kjo është ndryshimi që kemi sjellë në jetët e të tjerëve që do të përcaktojë kuptimin e jetës që bëjmë.”
Seriali, numri i saktë i episodeve të të cilit nuk dihet ende, do të fokusohet tek aktivistët dhe liderët dhe synon të reflektojë “Për trashëgiminë e tyre dhe synon të ndajë mesazhe guximi, dhembshurie, përulësie dhe shprese”. Këta janë “Njerëz që kanë bërë zgjedhje të guximshme”, nënvizoi Harry, të cilët frymëzojnë edhe të tjerët me veprimet dhe mësimet e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *