• |
ide | kryesore

Messi, Botërori e jo vetëm, Dani Alves i arritshëm: mund të bëhet lojtari më fitues i të gjitha kohëve

-Instant, Sport
Dani Alves



Lionel Messi fitoi Kupën e Botës. Kulmi i një karriere, hapi i mëtejshëm që kërkonte bota e futbollit. Trofeu që duhej për të sjellë përfundimisht në legjendë Pleshtin argjentinas, së bashku me Maradonën. Fundi i tregimit? As nuk bëhet fjalë. Pasi të përfundojë festa në rrugët e Buenos Aires, një objektiv i ri prestigjioz është tashmë gati për Messi. Ai për t’u bërë lojtari më i suksesshëm ndonjëherë. E kjo tashmë mund të ndodhë që këtë sezon falë PSG-së. Për momentin Messi ka grumbulluar 42 trofe mes klubit dhe kombëtares, vetëm dy më pak se Dani Alves me të cilin ka të përbashkët 23.

Ligue 1 dhe Kupa e Francës janë dy objektivat më të mundshëm të Pleshtit me PSG-në e yjeve. Duke fituar këto ai do të arrinte ish-shokun e skuadrës, me një fishek ende për të luajtur. Ajo Champions League që Paris Saint-Germain po e ndjek prej të paktën 10 vjetësh, duke shpenzuar shuma të paimagjinueshme. Me “Tripletën” e mundshme, që do t’i shtohej kështu Superkupës së Francës tashmë të fituar, Messi do të ngrihej në 45 kupa, duke marrë edhe atë fron.

Megjithatë, për momentin, me Kupën e Botës, Pleshti ka ngecur në 42 trofe të fituar mes Barcelonës (35), PSG (2) dhe kombëtares argjentinase. Arritja e Dani Alves është e mundshme, për pjesën tjetër duhet parë çfarë i ofron e ardhmja. Duke filluar nga vetë Messi, që shkon në skadencë me PSG në qershor 2023. Mundësitë në horizont janë të ndryshme. Rinovim, rikthim te Barcelonë, apo pranim i interesimit të Inter Miami në MLS.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *