• |
ide | kryesore

Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Gjergj Cukalit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e Gjergj Cukalit kundër Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

I njohur si i forti i ‘Myslym Shyrit’, Cukali kundërshtonte dërgimin e tij për gjykim mbi akuzat për grup kriminal dhe tentativën e vrasjes me eksploziv të shtetasit Gjon Mena.

‘Vendimi i gjykatës së posaçme më ka mohuar të drejtën e mbrojtjes’.

Me këtë pretendim, Gjergj Cukali i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kundërshtuar kalimin e dosjes së tij për gjykim nga GJKKO me kërkesë të SPAK për një sërë akuzash, nga vrasja me paramendim për interes me eksploziv, e mbetur në tentativë ndaj shtetasit Gjon Mena, grup kriminal dhe armbajtje pa leje.

Gjergj Cukali, i njohur si i forti i “Myslym Shyrit’ dhe për përballjet që ka patur edhe më herët me drejtësinë, ka pretenduar se seancat e zhvilluara në Gjykatën e Posaçme janë ndërprerë disa herë për shkak të mungesës së mbrojtësve, duke i mohuar avokatëve të zgjedhur të drejtën për t’u njohur me aktet.

Por, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën pasi nuk plotëson kriteret ligjore duke mos e kaluar për shqyrtim në seancë plenare, raporton Euronews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *