• |
ide | kryesore

FNSH zbarkon rrufeshëm në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
durrës



Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në fokus ka qenë kapja e personave me precedentë penale. Policia dhe FNSH kanë bërë kontrolle të imtësishme në vendet ku mendohet se janë fshehur persona që kryejnë aktivitete kriminale. Kontrollet janë ushtruar në lokale dhe banesa. Nuk kanë munguar edhe postblloqet në akset kryesore.

Deri tani nuk ka një informacion zyrtar nga policia për rezultatet e operacionit. Elbasani është një nga qytetet me kriminalitet të shtuar në vend. Aty janë regjistruar një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Edhe më herët në Elbasan është raportuar për veprimtarinë e disa grupeve kriminale në fushat e trafikut të drogës.

Policia e ka përdorur shpesh këtë taktikë duke dalë në rrugë. Megjithatë rezultatet kanë qenë të pakta. Kjo pasi “bos”-ët e krimit zhduken përpara se uniformat blu të dalin në rrugë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *