• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i ‘The Crown’, Stephen Greif

Paparazzi, Slider



Aktori  Stephen Greif, i njohur  për rolin e tij në “The Crown”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i tij.

Aktori luajti Kryetarin e Dhomës Sir Bernard Weatherill gjatë sezonit 4 të dramës. Greif gëzoi një karrierë të gjerë në skenë dhe ekran, duke filluar në fund të viteve 1960 me kompaninë prestigjioze britanike Royal Shakespeare. Ai fitoi nominime për çmime të shumta, duke përfshirë; një çmim Olivier në 1979 për interpretimin e tij si Biff në “Vdekja e një shitësi” të Teatrit Kombëtar.

Në televizion, Stephen është i njohur kryesisht për audiencën britanike për rolin e komandantit të hapësirës Travis në serialin fantastiko-shkencor të viteve ’70 “Blake’s 7” dhe për rolin e pronarit Harry Fenning në sitcom “Citizen Smith”. Ai është shfaqur gjithashtu në institucionet televizive britanike si “Coronation Street”, “EastEnders” dhe “Doctor Who”.

“Shumë i trishtuar kur dëgjova se Stephen Greif na la. Një interpretues i fortë r. Faleminderit për argëtimin, Stephen”, shkroi në Twitter dretori Barnaby Edwards (“Doctor Who”).

Phil Davis, më i njohur për “Sherlock” dhe “Whitechapel”, shkroi: “Shumë i trishtuar, një aktor shumë i mirë dhe një njeri i sjellshëm dhe i ndjeshëm. Luajtëm pak golf së bashku. Prehu në paqe.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *