• |
ide | kryesore

Modric e akuzoi si ‘arbitri më i keq’: FIFA i jep Orsato titullin e më të mirit në Katar

-Instant, Sport
Orsato



Daniele Orsato fitoi edicionin e pestë të çmimit ndërkombëtar Giulio Campanati. Arbitri italian u votua si më i mirë i Kupës së Botës në Katar. Edhe pse ai nuk ishte caktuar për ndeshjen finale, sipas mendimit të jurisë, Orsato ofroi shfaqje të patëmetë në të gjitha garat në të cilat ishte i përfshirë. Në veçanti, në gjysmëfinalen Argjentinë-Kroaci. Në atë ndeshje në fakt pati edhe të pakënaqur, me Modric që e quajti “arbitri më i keq”.

47-vjeçari mposht polakun Marciniak Daniele Orsato është shpallur arbitri më i mirë në Kupën e Botës zhvilluar së fundmi në Katar. Pas Orsatos u renditën Simon Marciniak, arbitri polak që drejtoi finalen mes Francës dhe Argjentinës. Gjatë Botërorit të Katarit, Daniele Orsato arbitroi tre ndeshje, përballjen hapëse Katar-Ekuador, Argjentinë-Meksikë dhe gjysmëfinalen Argjentinë-Kroaci.

Lexo më tej:Portugalia kishte të drejtë, Kroacia akuzon Orsato: “Një nga arbitrat më të dobët, penallti inekzistente”

Orsato bëhet arbitri i dytë italian që merr një vlerësim të tillë. Në të kaluarën, dy herë pati sukses Nicola Rizzoli. Ai u zgjodh arbitri më i mirë i Botërorit në vitin 2014 dhe i Kampionatit Evropian në 2016. Çmimi ndahet nga një juri e përbërë nga gazetarë sportivë, drejtues, përfaqësues të botës së arbitrave dhe ish-gjyqtarë. Për Daniele Orsaton, kjo është një tjetër njohje e karrierës së tij të madhe, pasi në vitin 2020 ai u zgjodh arbitri më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *