• |
ide | kryesore

Arabia Saudite gati t’i rrëmbejë Italisë arbitrin më të mirë: Orsato ka mbi tryezë dy propozime të çmendura

Sport
Orsato



Sipas Tuttosport, Daniele Orsato është në qendër të një interesimi konkret nga kampionati saudit. Arabia Saudite pasi ‘plaçkiti’ merkaton e lojtarëve dhe trajnerëve, po shkon edhe drejt tregut të arbitrave. Arabët i kanë hedhur sytë nga bilbili venet, i cili aktualisht mund të mburret me kurrikulën më prestigjioze mes zyrtarëve të ndeshjeve në kampionatin më të lartë italian. Orsato është, pa dyshim, ndër më të vlerësuarit në nivel evropian.

Orsato tashmë ka një precedent në Arabinë Saudite, duke qenë se në janar të këtij viti drejtoi një ndeshje të vlefshme për Saudi Pro League mes Al-Ittihad dhe Al-Hilal. Më pas ai arbitroi katër të tjera, e fundit prej të cilave më 21 shtatorin e kaluar, sërish me Al-Ittihad të Karim Benzema kundër Al-Fateh. Këtë sezon Orsato drejtoi edhe ndeshjen e turneut më të lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjet Al-Ain dhe Al-Wahda.

Lexo më tejArabia Saudite hap merkaton e arbitrave: pagesa të dyfishuara në krahasim me Europën

Arabët, për ta sjellë në kampionatin saudit, do të ishin të gatshëm t’i paguanin dyfishin e asaj që Orsato merr në Itali. Për më tepër, ai do të kishte mundësinë të zgjidhte dy rrugë: të vazhdonte të arbitronte ose të bëhet drejtues duke filluar nga viti 2024. Në të dyja rastet me një pagë më se të lakmueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *