• |
ide | kryesore

Akuzohet për korrupsion/ SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka

-Instant, Lajme, Të fundit
SPAK



Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë. SPAK ka marrë të pandehur 5 persona. Përveç Vyshkës e Pashajt të pandehur janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të Xhulio Musait.

Vyshka do përballet me drejtësinë për akuzën “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim. Ditën e djeshmë SPAK ka komunikuar akuzat edhe ndaj Taulant Romallarit dhe Adrea Tiranës. Romallari akuzohet për korrupsion, ndërsa Tirana për moskallëzim. Mësohet se sot SPAK do ti komunikojë akuzën e korrupsionit edhe avokatit Ilir Pashaj. Arrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Ilir Pashai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *