• |
ide | kryesore

Meloni parashikon të vizitojë Kievin

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
Giorgia Meloni



Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se nuk ka shenja se Rusia dëshiron paqen në Ukrainë, duke kërkuar mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për Kievin.

Kryeministrja tha se mbështetja e Ukrainës ishte thelbësore për ruajtjen e një ekuilibri fuqie në fushën e betejës dhe krijimin e kushteve të paqes.

Duke folur në një konferencë shtypi të fundvitit, Meloni tha gjithashtu se synon të vizitojë kryeqytetin ukrainas përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt.

“Ne do të mbrojmë të drejtat ndërkombëtare të Ukrainës, sovranitetin dhe lirinë”, u tha Meloni gazetarëve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *