• |
ide | kryesore

Protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë, qytetarët: Serbia po nxit luftë

Arkiva
pankarta me mesazhe mbështetëse ndaj Kosovës,



Shoqëria civile dhe qytetarë kanë protestuar sot përballë ambasadës së Serbisë në Tiranë. Kjo protestë u bë në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës. Teksa mbanin në duar pankarta me mesazhe mbështetëse ndaj Kosovës, ata janë shprehur se Serbia me aktet e fundit dhe incidentet që ka shkaktuar në veri të Kosovës është duke nxitur luftë.

Heqja e barrikadave dhe gjuha luftënxitëse e Serbsë që ndodh, arsyeja pse kemi dalë. Ne do vijiojmë ti mbështesim vëllezërit tanë kosovarë deri sa barrikadat të hiqen. Ata presin më shumë nga shqiptarët e Shqipërisë dhe politika shqiptare. Këtë protestë paqësore duhet ta mbështesin masivisht. Minimumi të dalin në shesh e ti kërkojnë qeverisë së Serbisë e qeverisë shqiptare të ndalojë këtë gjuhën e urrejtjes”, tha një protestues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *