• |
ide | kryesore

CR7, konflikt me trajnerin Rudi Garcia pa zbritur ende në fushë për një batutë: “Cristiano? Unë doja Messi”

-Instant, Sport, Video
Rudi Garcia



Gjithçka është thuajse gati për nisjen e aventurës së re të Cristiano Ronaldo me fanellën e Al-Nassr. Klubi vuajti për ta bindur kampionin portugez të zbarkonte në Arabinë Saudite. Në fund ia doli me një ofertë të parezistueshme: mbi 200 milionë euro në sezon. Sipas të gjitha gjasave, debutimi i 5-herë fituesit të Topit të Artë do të bëhet këtë javë. Por mes teknikut Rudi Garcia dhe CR7 gjërat janë tensionuar menjëherë. Në konferencën për shtyp, ish-trajneri i Romës ironizoi me ardhjen e ish-sulmuesit të Manchester United duke përmendur rivalin e tij historik Leo Messi.

I ngacmuar për pagën e Cristiano Ronaldo, Rudi Garcia u përpoq ta kthente në humor. Një shaka që, sipas të gjitha gjasave, nuk do t’i pëlqejë portugezit: “Para tij u përpoqa të merrja Messi, direkt nga Doha”, u përgjigj ai duke qeshur para gazetarëve të pranishëm. Më pas, duke u bërë sërish serioz, tekniku vazhdoi: “Kjo është një blerje që do ta ndihmojë klubin tonë të arrijë suksese edhe më të mëdha. Kjo do të frymëzojë kampionatin tonë, vendin tonë dhe brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetes”.

MUND TË KISHTE QENË MË PARË TRAJNERI I RONALDOS

Përtej batutave, pak a shumë qesharake, tani do të jetë radha e Rudi Garcia të stimulojë CR7 në aventurën e tij të re arabe. E të mendosh se rrugët e trajnerit francez dhe portugezit tashmë mund të ishin kryqëzuar. Këtë e ka treguar vetë trajneri për As pak muaj më parë: “Në nëntor 2021 isha shumë afër kalimit te United, por më pas ata zgjodhën Ralf Rangnick”, tha ai. Pastaj, duke iu referuar se si do të ishte të jetë trajneri i Ronaldos, ai shpjegoi: “Gjithmonë kam menduar se lojtarët e mëdhenj janë më të lehtë për t’u menaxhuar. Sepse janë shumë inteligjentë. Këtë e kam verifikuar me Francesco Tottin te Roma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *