• |
ide | kryesore

Materiale për ERTV/ Punëtoret e Bilishtit i kthehen protestës kundër pronarit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Gafa që kryeministri Edi Rama bëri përballë një grupi biznesmenësh italianë disa vite më parë, të cilëve u tha me mburrje se në Shqipëri nuk ka sindikata, është një nga deklaratat emblematike të qeverisjes së Ramës; e kursyer me të dobëtit, por dorëlëshuar me biznesmenët e mëdhenj.

Për këtë arsye, një vit më parë në shkurt të 2022 në Bilisht, kur një grup punëtoresh të një fasonerie u bënë bashkë kundër pronarit dhe u shndërruan në lajm kombëtar, u duk e pazakontë prania mes tyre e Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Ankesave të punëtoreve se nuk u paguheshin sigurimet, se detyroheshin të punonin edhe të dielën, se kishin kushte të këqia në ambjentet e punës, Ibrahimaj u solli lajmin se zgjidhjen e hallit të tyre e kishte porosi nga vetë Edi Rama.

Delina Ibrahimaj në Bilisht, shkurt 2022

“Edhe me porosi të kryeministrit dua ta përshëndes nismën e punonjëseve që ngritën zërin për të drejtat e tyre…” tha Ibrahimaj që atë ditë kishte shkuar në Bilisht që në 8:30 të mëngjesit.

Delina Ibrahimaj tha se e kishte ndryshuar situatën pas takimit që kishte bërë me pronarin dhe në fund të vizitës së saj, të gjithë bashkë bënë edhe një video për televizionin ERTV. Ibrahimaj me dy pronarët bashkë dhe punëtoret pas tyre u tha se sollën ndryshimin.

Historia me një fund të lumtur ishte një fabul perfekte për propagandën e Rilindjes, qeverisja e të cilës është shenjuar nga akuza se i shërben vetëm një grushti njerëzish afër kryeministrit, të quajtur ndryshe si oligarkë.

Video-montazhe të tilla janë arma më e fortë e qeverisjes së Ramës, por një vit më pas, del se “zgjidhja” që u transmetua në ERTV ka qenë vetëm një mashtrim.
Sepse gratë që punojnë në fasoneri kanë dalë prap në rrugë në këtë fillim viti për të njëjtat kërkesa, që kanë të bëjnë me uljen e papritur të pagave, mosdhënien e ditëve të pushimit, mospagesën e raporteve por akoma më keq, se pronari i firmës ka hequr nga puna ato që ankohen.

Mirjeta Mulla, kryetar e Sindikatës se Punëtoreve te Fasonerisë

Kryetarja e Sindikatës së Punëtoreve të Fasonerisë, Mirjeta Mulla u shkarkua nga puna pasi i nisi shkresë pronarëve, ku i kërkonte pushimet e vitit të ri bashkë me ditët e prapambetura të lejes vjetore.

“Në datën 22 dhjetor kam dorëzuar një shkresë tek pronarët, ku i bëj me dije se duhet të marrim pushimet e vitit të ri edhe ditët e prapambetura të lejes vjetore që i kemi marrë, për të cilat ramë në një ujdi me pronarët që në gusht që do na i jepte për vitin e ri”, ka shpjeguar Mulla.

Në një kërkesë tjetër ajo kundërshtoi uljen e pagave për disa nga gratë punëtore në fasoneri.

“Më 29 Dhjetor më erdhi zarfi që më njoftoi se jam e pushuar nga puna. Ka 20 e ca punëtore që i mban pa sigurime, i quan të reja, por nuk janë të reja se ka vite që punojnë aty. Kohët e fundit ka filluar nuk paguan as raportet shëndetësore” tha Mirjeta Mulla për mediat.

“Ne atë e kemi përfaqësuese të punëtoreve. Duan të na kthehet shoqja në punë. Ai nuk do” tha një prej grave punonjëse.

“Nuk duam të largohet sindikata. Na uli 5 vetave rrogën ai, edhe Mirën e largoi. Të shtunave nuk i paguan të plota” tha një tjetër.

149 punonjëset kishin dalë këtë të mërkurë sërish në protestë, për të njëjtat probleme që kishin para një viti.

Punëtoret e fasonerisë në protestë, duke iu shmangur identifikimit nga kamera

Por këtë vit kishte një ndryshim. Kur dolën me ministren Delina Ibrahimi, ato e shikonin kamerën përballë, ndërsa këtë vit gratë e gjora qëndronin me shpinë nga kamerat e televizionit, për t’i shpëtuar hakmarrjes së pronarit.

Skena ishte perfekte për një fabul tjetër të ERTV-së. Dhe duke njohur aftësitë regjizoriale në materiale të tilla, është e garantuar cilësia e produktit që do të nxjerrë televizioni i Edi Ramës për t’u shplarë trutë shikuesve të tij./Lapsi.al



14 Comments

  1. cna keni rrujt karin, do fusni Ramen vend e pa vend edhe kur eshte teresi marredhie biznesi private. Si duket keni filluar fushaten ju

        1. shko o rrote kari zgjidhe vete me pronarin, po ste pelqeu ik kerko pune tjeter. Po mendove qe ste kan respektuar kontraten coje ne gjygj. Po na keni rrujt karin tu fut shtetin e Ramen vend e pa vend, mentalitet komplet komunist, jeni msu vec me syte nga shteti. Po mire o koqe kanari nqs Rama thote, ok po jua kompenson shteti pjesen e rroges qe keni me, o kar me zile kujt kujto ti se do ia marri shteti? Po nga taksat e tua o bole, o komunist, do kesh neser nje rruge apo nje sherbim me pak, ose do te te fusin llozin tu te shtu noj takse tjeter se ti si rrote komunisti qe je do Ramen qe te futet ne mes. Na keni ca karin ju te gjith komunistat qe jeni ne kete faqe

      1. O Miu te kiu!

        O debil!

        Po tjetra ka mbaruar studimet ne Bocconi o Haxhi Qamils.

        E di ti cfare eshte Bocconi o qelbesire?!

  2. arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për t’ia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu, që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë.

  3. E ka thene Rama: kazan!

    Fakt eshte qe fasonerite kane shume konkurence me njera-tjetren. Nje klient mund te shkoje nga Devolli ne Bangladesh per 5 cent me pak. Keshtu qe pronaret/sipermarresit mundohen te nxjerrin dhjamin nga pleshti. Qe faktikisht eshte vertete shume gjynah. Lufte midis te varferish qe mundohen t’i marrin qindarkat njeri-tjetrit.

    Sipermarresit duhen te mundohen te tranzitojne ne kliente, produkte dhe tregje me unike dhe qe t’iu garantojne fitime me te mira.

  4. ORE KTYNE PATRONAZHISTEVE ME I THON TE QIFSHA NONEN GRUN MOTREN NUK TE THON GJYS FJALE PO NESE I SHAN BYTHQIRIN TE HUDHEN NE FYT. BASTARDE.

        1. Per kapitalistet bythqira qenfoles shteti arixhinjve ka perhere leke.
          Kujdes nga arqen arixhiu ai qi patronazhista dhe “kapitalista”.

  5. Kush e vendos per te bere lajmet ne Shqiperi? Edi Rama eshte ne cdo lajm . A ka gazetare Shqiperia apo kane mbaruar te raportuari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *