• |
ide | kryesore

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë i riu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës, ku në të janë përfshirë dy persona. Mësohet se njëri prej tyre ka qëlluar me thikë tjetrin, ndërsa ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin e policisë theksohet se i dëmtuari është shtetasi me iniciale L.P, 25 vjeç, ndërsa autori është shtetasi F.G

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *