• |
ide | kryesore

Princ Harry flet për Camilla-n: Njeri i keq

-Instant, Paparazzi, Slider



Princ Harry shprehu së fundmi përbuzjen për njerkën e tij në intervistën  “60 Minutes”.

Duka i Sussex-it e përshkroi Queen Consort Camilla si “të keqe ” në marrëdhënien e prindërve të tij. Ai përsëriti shpjegimin e mamasë Princeshë Diana se Camilla ishte “personi i tretë në martesën e tyre”.

“Ajo kishte nevojë të rehabilitonte imazhin e saj,” tha Harry për të e cila u martua me babanë e tij, Mbretin Charles III, në 2005. Ai i shpjegoi Anderson Cooper-it se dëshira e Camilla për të ndryshuar perceptimin e njerëzve për të ishte kërcënuese “për shkak të lidhjeve që ajo po krijonte brenda shtypit britanik”.

Imazhi i Camilla ishte i dyshuar nga publiku britanik për shumë vite për shkak të lidhjes së saj me mbretin Charles. Ajo u etiketua si një prishëse familje dhe shpesh e krahasuan në mënyrë të pafavorshme me Diana. Harry shkroi në librin e tij se ai dhe vëllai Princi William i kërkuan babait të tyre që të mos martohej me të. “Ne nuk menduam se ishte e nevojshme,” u shpreh ai. “Ne menduam se do të shkaktonte më shumë dëm sesa dobi. Ata ishin tashmë bashkë. Ai ishte me personin e zemrës. Pse duhet të bënë një hap më tutje, cfarë rëndësi kishte?” Por vëllezërit përfundimisht pranuan martesën, pasi ata “dëshironin që ai të ishte i lumtur”./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/09/harry-flet-per-ndarjen-nga-jeta-te-princeshe-dianas-kam-dyshime/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *