• |
ide | kryesore

1.2 milion euro dëm, skema që çoi në pranga sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe dy drejtorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e personelit në këtë institucion dhe një përmbarues.

Tre zyrtarët janë arrestuar nga SPAK me akuzën për shpërdorim detyre. Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Prokurori Ndini Tavani ka firmosur arrestimin e tre personave. Bëhet fjalë për një veprim të kryer nga ana e tyre në shtator 2022 kur ata vendosën të kompensojnë një qytetar për një godinë që ishte kompensuar më herët.

Mësohet se shuma prej 480 milionë lekësh që iu kalua shtetasit Ilir Thana nga hetimet e deritanishme të prokurorit Ndini Tavani vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.

I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarë por edhe përmbarues edhe ata nën hetim.

Dokumentet e tjera të administruara nga hetimet e deritanishme tregojnë se në qershor 2022 funksionarë të tjerë si drejtorë të buxhetit dhe të ankesave gjyqësore u paralajmëruan nga një specialiste e thjeshtë që ju tregoi statusin e objektit një magazinë për të cilën kanë vazhduar të dalin miliona nga buxheti i shtetit. godina sipas prokurorisë ju shit të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.

Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve. Në vendimin që TCH disponon për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit tregohet se si Instat dhe Ministria e Financave komunikuan ndër vite për koficientin e rivlerësimit të lekut.

Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. Burimet thonë se e njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm./TCH



14 Comments

    1. Mjeshter, akoma jemi tek milingonat dhe termitet. Nuk kemi arrire akoma tek bubat me lesh. 🙂

      Gjithsesi, problemi eshte individual.

      1. Per ate pune mund te jete edhe thjesht fillimi i fushates elektorale.

        Por ne letra Rama eshte ne rregull.

        Eshte Kryeministri i pare qe ndeshkon te tijet. Ose me sakte, eshte Kryeministri i pare pas 90-es qe lejon qe gjyqesori i reformuar me vullnetin e nderkombetareve dhe se paku me vullnetin e retorikes se tij, te ndeshkoje te tijet. Qofshin edhe termite.

        Tani, kur thjesht duke pire kafe dikush te thote, (si conversion starter), qe per te bere nje shtese pa leje ne nje pallat ne mes te Tiranes mjafton t’i japesh 5000 Euro nje “perfaqesuesi” i cili i ndan pastaj me Policine Bashkiake, Inspektoriatin dhe Policine e Shtetit, vaj medet sa thelle eshte rrenjosur hajnia ne kete vend.

  1. Veting, veting zoteri, ne politike , andej nga duhej te kish filluar, e ne administrate. Por udheheqesi yne qe fyhet e mburret se do jete gjate KM, zgjedh ministra si puna e ketij idiotit klasik, ministrit te drejtesise, qe thote nuk ia vlen vetingu ne administrat. Cfare bejne organet e drejtesise nuk ka te beje me vullneti politik ( qe KM yne e ka 0) kunder korrupsionit. Ti ndajme sinoret, si thua?

  2. Ne 1992 dolen letrat me vlere qe kurre nuk u moren ato lek apo ne privatizim.
    Ligjet te shkerdhyera e kane bere vendin kaos.
    Sa me shume te vjedhin aq me shume do te rritet bakshishi.

  3. Ndër mavrite ka dalë sheshit lufta e brendshme . Këta që po shohim ditët e fundit janë ish vartës të Ahmetajt, Ministria e Financave, por personazhe me fuqinë e firmës.

    Loja po bëhet që topi i korrupsionit të zbresë nga nivelet e larta të qeverisjes drejt shkallës 2 e 3 në hierarkinë e administrimit të fondeve publike.

    Me ngjarjet njëra pas tjetrës mbeten pas inceneratoret, punimet me tendera fiktivë , porti i Durrësit, etj.
    Dhe fundi i fabulës që po zhvillohet dihet: “qytetarët duhet të mendojnë se nuk ka të ndershëm askund, të gjithë janë njësoj “.

  4. Kush te me gjeje nje rilindas te pakorruptuar do ti jap 100 euro per ti vene bast Ajacio-Reims goli i

    pare 2-sh.

  5. Kush gjen nje ripjelles te korruptuar, thuaj, per te cilin turma e ripjellesve nuk thote: Fajin e ka Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *