• |
ide | kryesore

Apeli lë në fuqi vendimin për ish-zëvendës ministren e Brendshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ministren



Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda, e dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 1.3 vite burg por që nga gjykimi i shkurtuar përfitoi zbritje të dënimit në 10 muaj.

Ajo e ka shlyer dënimin që në muajin gusht të 2022 ku i është shuar edhe masa e sigurisë arrest në shtëpi. Voda u arrestua në vitin 2020 me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Ish-zyrtarja pretendoi në Apel pafajësinë teksa SPAK, e akuzon se në kohën kur ka qenë zëvendës ministre e Brendshme, ka marrë para dhe dhurata për të ndikuar që të fitonte një pozicion pune në administratë.

Voda kishte premtuar se do të ndërhynte për Florida Beun, por kjo e fundit edhe pse i dha 1 mijë Euro, një celular dhe një arkë me peshk nuk arriti të fitonte vendin e punës.



9 Comments

  1. Tarrallacke e ripjerdhjes. Merr shembull nga Alda Klosi me shoqe. O beje sic duhet o mos u kruj kot.

  2. Kjo femer eshte simbol i nje pis politikani , i hajdutes moraliste dhe e pafytyrsise se elites te sektit mavi .
    Rastin e kesaj te pafytyres tani kane filluar ta relativizojne e te thone se u denua “e shkreta” per nje ark peshk .
    Denimi i kesaj duhej te ishte shembullor e i rrept , sepse kur ti per nje vend pune kerkon telefon , 2000 euro dhe ta ka endja per nje ark peshk te fresket imagjinoni se çka bere ne fshehtesi e çmund te bente nese do te kishte ne dore diçka me te madhe . Ne bote raste te tilla behen shembuj per te gjithe , sepse me i rrezikshem eshte brutaliteti dhe pafytyrsia e nje hajduti xhepash sesa guximi i nje hajduti bankash . Xhesti i saj eshte i turpshem e i ndeshkueshem ne maksimum . Kjo duhej shpallur e duhet bere etalon i pafytyrsise se nje politikani pa din e iman .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *