• |
ide | kryesore

Plasin polemikat/ Gazetarja e CNN shkon shtatzënë në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shtatzënë



Gazetarja e CNN, Clarissa Ward është shtatzënë në muajin e pestë dhe po punon “në front” në Ukrainë. Kjo ka shkaktuar mjaft diskutime. Ka pasur nga ata që kanë fajësuar drejtuesit. Të tjerë e kanë quajtur papërgjegjshmëri të vetë gazetares. Ka edhe komente se gazetarja po rrezikon fëmijën e saj. Kuptohet që gazetarja ka marrë edhe shumë mesazhe inkurajuese. Përgjigjet i ka dhënë vetë gazetarja në një intervistë për revistën “People”.

“Mund të jetë mjaft sfiduese të qëndrosh këtu. Udhëtime të gjata dhe në të ftohtin e ashpër dhe duhet të jesh e kujdesshme ndaj vetes, por i kujtoj vetes se mijëra gra ukrainase e përjetojnë këtë çdo ditë” – thotë Ward. Ajo ishte nga korrespondentet e para që në nisje të luftës në shkurtin e vitit të kaluar. Në atë kohë qëndroi mbi 12 javë në Ukrainë.

“Natyrisht që është një përvojë ndryshe të kthehesh në Ukrainë në javën e 20-të shtatzënë. Unë nuk do të shkoj në vijën e parë të luftës. Ekipi ynë ka punuar shumë për të gjetur të gjitha objektet spitalore përgjatë rrugës sonë” – rrëfen ajo.

Për Ward ky është fëmija i tretë. Ajo dhe burri i saj Philipp von Bernstorff janë tashmë prindër të Caspar (2 vjeç) dhe Ezra (4). Padyshim që ka nga ata që kundërshtojnë se gratë ukrainase nuk e kanë zgjedhje të qëndrojnë në front. Gazetarja u përgjigjet se ndihet mirë. Nuk ka të përziera, ka “shumë energji” dhe se nuk është ende aq shumë pranë fundit të shtatzënisë. ©LAPSI.al

CNN's Clarissa Ward stops reporting to help elderly in Ukraine | The Hill See moment that made Clarissa Ward stop reporting and help | CNN In Ukraine, Female War Reporters Build on Legacy of Pioneers

CNN's Clarissa Ward Caught in Russian Shelling Attack With Ukrainian  Paramedics (Video)



7 Comments

  1. Polemika! Përse?Pasioni për profesionin të shtyn të kryesh dhe misione të veçanta e të vështira.Por kryesorja është ti tregojë botës të vërtetën se ç’po ndodh në Ukrainë.U nuk dhe në profesione të tjera nuk punojnë gratë shtatzëna.

  2. Ndryshe nga lufta ne Siri, Irak, apo Afganistan, gazetaret e luftes nuk duken askund ne Ukraine dhe njoftimet jepen nga Zelenski, permes deklaratave, apo nga zyra e tij e shtypit dhe pastaj kundershtohen nga zedhenes te Kremlinit.

    Madje jepen edhe lajme te cuditeshme pas gati nje vit lufte, si psh: “200 ushtare ukrainas shkojne per trajnim ne Spanje” , apo se “qindra te tjere po trajnohen ne Poloni”…

    Sigurisht qe njerezit nuk deshirojne te shohin makabritetin e luftes kaq prane Europes, por realiteti i hidhur qe perjetojne qytetaret e Ukraines, vuajtjet dhe sakrificat e tyre duhen njohur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *