• |
ide | kryesore

35 kg marìjuanë në makinë, arrestohet shqiptari në kufirin grek

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Igumenicë



Kapen rreth 35 kg marìjuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Igumenicë. Sipas njoftimit, është ndjekur një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër dhe është ndaluar në qytetin e Igumenicës.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 32 pako që përmbanin 34 kg 608 gram marijuanë. Gjithashtu shqiptarit iu gjet një sasi e vogël kokaine dhe 2 celularë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *