• |
ide | kryesore

Shkarkimet në Partinë Demokratike/ Tabaku: Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur mbi zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike. Tabaku ka theksuar se copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në.

“Besoj që të gjithë më keni ndjekur në diskutime e mia në këtë periudhë në PD që kam qenë konstruktive. Nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, nuk kam asnjë dijeni për mbledhje firmash dhe proces tjetër.  Qëllimi im është ta bëjmë PD-në alternativë dhe forcë fituese. Është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme sesa qeveria. Unë do të punoj çdo që kjo të ndodhë sa më shpejt. Asnjëherë se kam menduar që PD të shkojë në këtë rrugë. Ka një kryetar grupi që mirë apo keq po e bën punën e tij. Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në”, tha deputetja.

Sa i përket komisionit hetimor, Tabaku tha se kanë qenë në fokus të kërkesës së opozitës e cila vjet kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për investimet strategjike.

“Unë kam bërë disa propozime ligjore dhe njëra prej tyre ka qenë dhe nisma për ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentar. Eksperienca ime dhe këshillimet me ekspertë kanë prodhuar një draft ligj që e kam propozuar”- shtoi Tabaku.



8 Comments

  1. Po nqs po e ben punen keq duhet hequr dhe vene dikush tjeter qe mund ta beje me mire punen o Jorida. Apo nuk eshte keshtu?

    1. Gjëja më e mirë për ti mbyll gjërat janë komisionet hetimore.dhe
      Tabakja e di mirë.
      Tabake ti vokshi e të tjera si ju.se ato të ps spo i zë me gojë se të ndyjne gojën pse s’folet nji fjalë për gruan që vdiq në bashkinë e lushnjes duke lype atë që duhej ta kishte marrë me të drejtë ?
      Po dilni në rv prisni nga dy qime flokë për ate gruan në iran për këtë duhet të ishit qeth zero.

  2. Pse ekziston PD-ja?ah popull legen qe sdini te zgjidheni njne parti nper te qene, po mbetet tek zarzavatet e qelbura bga vte dyja anet, sdoli nje parti qe te jete vertet per Shqiptaret, por vetem maskarenje qe per xhepat e tyre sduan te dine

  3. Turpi per mosbashkim do ti ngelet atij qe demokratet e kane mbeshtetur 32 vjet edhe atehere kur ishin te bindur qe ishte 100 per qind gabim sic ishte ligji 7501 apo 97 qe u vrane rreth 5000 njerez dhe Berisha nuk jepte doreheqjen por rizgjidhej president dhe perseri demokratet e mbeshtesnin. I bie pergjegjesia Atij qe te kthjellohet dhe vetem njehere te bej gjene e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *