• |
ide | kryesore

Bartomeu habit Barcelonën me shpjegimin për fyerjet ndaj Messi: “Mesazhe private, pjesë e lirisë së shprehjes”

-Instant, Sport
Bartomeu



Josep Maria Bartomeu ka dhënë shpjegimin e tij për fyerjet e zbuluara ndaj Lionel Messi, në bisedat e ish-drejtuesve të Barcelonës në WhatsApp: “Në lidhje me komentet për Lionel Messi, që, më kujtohet, bazohen në mesazhe të bëra në sferën private. Mund të them se ato janë pjesë e shprehjes së lirisë individuale të gjithsecilit. Edhe pse kam një mendim tjetër – ishin fjalët e tij në një deklaratë për shtyp -. Në këtë kuptim e përsëris atë që kam thënë publikisht në disa raste: lejimi i ikjes së Leos, lojtarit më të mirë në historinë e futbollit, ishte një gabim historik”.

Fjalët e ish-numrit një blaugrana janë pjesë e një shënimi, ku ai pretendon se kurrë nuk ishte në dijeni të rrjedhjeve informative për kontratën e Messi. Detajet u publikuan nga El Mundo në janar 2021, disa muaj përpara skadencës. Pretendon e kundërta në një raport të Mossos d’Esquadra mbi hetimin e ‘Barçagate’. Hetimi, që vazhdon prej gati tre vjetësh, ka të bëjë me përpjekjet e supozuara për të ngritur një fushatë shpifjeje kundër anëtarëve dhe ish-anëtarëve të stafit të Blaugrana. Në shënjestër edhe Messi, Piqué, Xavi dhe Guardiola. E gjitha kjo në mbrojtje të imazhit të presidentit Bartomeu dhe të kuadrove drejtues. “Dua të sqaroj se nuk kam bërë asnjë nga këto gjëra. Nuk kam autorizuar asnjë nga këto rrjedhje dhe nuk kam pasur dijeni për ndonjë rrjedhje lajmi”, tha ai.

ÇFARË DYSHON POLICIA?

Policia katalanase dyshon për krimin e zbulimit të sekretit dhe raporton si fajtorë ish-menaxherin e përgjithshëm të klubit, Òscar Grau. Bashkë me të edhe ish-shefi i shërbimeve ligjore, Román Gómez Ponti. Ky i fundit është objekt i përgjimeve, si dhe ai që godet më ashpër Pleshtin. Në bisedën në grup ai e quan “mi kanalesh” dhe “xhuxh hormonal”. E njëjta bisedë, sipas Bartomeu, vërteton se ai është i jashtëm ndaj fakteve. Referenca është se në të, ish-presidenti vë në dyshim origjinën e rrjedhjes. Si dhe nënvizon se publikimi i kontratës së Messi është në të vërtetë i dëmshëm për imazhin e Barcelonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *