• |
ide | kryesore

Sesioni i ri parlamentar/ Rama mbledh grupin e PS-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Në fokus të mbledhjes ishte performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar. Mësohet se Rama ka qenë kritikë me të tijët, përfshi këtu deputetët.

Pakënaqësi kryesocialisti ka shprehur edhe ndaj ministrave të kabinetit qeveritar, për performancën e tyre në Kuvend. Ndër emrat që mësohet t’i jetë ‘tërhequr veshi’ nga Rama është ministrja Xhaçka. Gjithashtu kritika ka patur edhe për efektivë të policisë, të cilët sipas Ramës marrin para për të ndërtime pa leje. Sakaq ai ka vlerësuar përformancën e Elisa Spiropalit.

Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën.



15 Comments

  1. Mbledhjet jane nje gje shume e mire sepse diskutohen te gjitha punet dhe arritjet e bera dhe sfidat e reja qe do te behen

  2. kam vene re qe eshte e vetmja qeveri qe ben mbledhje te shumta, dhe here pas here nxjerr ne pah problematikat ne menyre qe te bejne punen ashtu sic duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *