• |
ide | kryesore

Aprovohet nisja e hetimeve ndaj komisionerit të BE-së, Oliver Várhelyi

-Instant, Lajme, Të fundit



Parlamenti Europian ka miratuar zyrtarisht kërkesën për hetim ndaj Komisionerit Oliver Várhelyi, rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Parlamenti ka miratuar kërkesën e eurodeputëve me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime. Ai do të hetohet për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të organizatës. Një nga rolet kryesore sipas tyre është që  të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë dhe jo të bëjë të kundërtën.

Një nga argumentet e eurodeputetëve është se komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj demokracisë. Sipas tyre ai gjithashtu mbështet veprimet e Milorad Dodik. Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksander Vuçiç.



2 Comments

  1. Kimisoni Evgropian flet per vlere Evgropiane dhe karrliqe nderkohe qe ska as vlera por vetem pederasti, vjdhje, drogaxhinj, grabitje dhe mashtrime qe ju bejne popujve kar te vegjes si Shqiptaret qe jane ende majmun xhunglash dhe kane 32 vjet qe rripen dhe vidhen duke besuar te ceku i Bardhe Ameriqen dhe integrimi pallimor Evhropian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *