• |
ide | kryesore

Scolari kundër Luis Enrique për pankinën e Brazilit: “Nuk ka fituar asgjë, ndërsa Mourinho gjithçka”

-Instant, Sport
Scolari



Eliminimi i Brazilit në Botërorin 2022 nga Kroacia krijoi një tërmet te 5 herë kampionët e botës. Vendimi i Tite, që ka drejtuar skuadrën në dy botëroret e fundit, për të mos vazhduar e ka lënë Seleçaon pa trajner. Dhe tani të gjithë pyesin: kush do të jetë trajneri i ardhshëm i verdhejeshilëve? E kotë të thuhet se Brazili është një pankinë prestigjioze dhe se janë përmendur shumë emra të rëndësishëm. Federata braziliane do të donte që Pep Guardiola, Josè Mourinho e Luis Enrique, të mund të drejtonin 5 herë kampionët. Por jo të gjithë janë dakord, të paktën jo me cdo emër. Trajneri i fundit brazilian që fitoi kupën e botës, Felipao Scolari, ka ardhur një sulm ndaj njërit nga kandidatët.

SULMI NDAJ LUIS ENRIQUE

Siç raporton Sport.es, duke folur në një event, Scolari mori në konsideratë opsionin e Luis Enrique dhe tregoi se nuk e vlerësonte shumë: “Çfarë ka fituar? Duhet të sjellësh rezultate. Ai është shumë i mirë, por humbi gjithçka që mund të humbiste. E çfarë do të thotë të jesh i aftë? Mourinho ka fituar gjithçka”. Epo, në fakt ndoshta Scolari i referohet skenës vetëm si trajner i Spanjës. Sepse është krejt e gabuar të thuhet se Lucho, që fitoi tripletën në krye të Barçës në 2015, nuk fitoi asgjë. Edhe sepse në atë pikë nuk ia vlen krahasimi me Special One. Portugezi me kupa e kampionate është mbushur plot, por nuk e ka vënë ende veten në provë në krye të një kombëtareje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *