• |
ide | kryesore

Plani franko-gjerman, Vuçiç: S’ka përparim në Evropë, nëse nuk bashkëpunojmë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalën e mbajtur mbrëmjen e së hënës tha se nuk është e lehtë të gjendet diçka në planin franko-gjerman për Kosovën që do t’i entuziazmonte përfaqësuesit e Serbisë.

Ai tha se ky plan de facto është bërë një kornizë e re negociuese për Republikën e Serbisë, shkruan Euronews Serbia.

“Që ta kuptojnë njerëzit, nuk ka përparim për ne në Evropë nëse nuk bashkëpunojmë për këtë çështje”, tha Vuçiç.

“Të gjithë ditët e fundit e kemi parë versionin e parë, i cili nuk ndryshon shumë nga versioni i dytë, në media të ndryshme, të ashtuquajturin plan franko-gjerman, që nuk është më kaq, por shumë më tepër se kaq.

Por unë kam frike se askush nuk ka dashur të flasë për kontekstin dhe me çfarë po ballafaqohet Serbia në të vërtetë”, tha Aleksandër Vuçiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *