• |
ide | kryesore

Rokadë në kupolën e policisë së shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
inspektorë, Policia



Pas ndryshimeve të drejtorëve, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur sot ndryshimin e shefave në disa prej komisariateve të vendit. Në Tiranë është ndryshuar shefi i komisariatit nr. 2 ndërsa ka pasur ndryshime edhe në komisariatet e Sarandës, Pogradecit, Bilishtit, Kavajës, Shkodrës dhe Krujës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka nisur ndryshimet e shefave të Komisariateve pas lëvizjeve në rang drejtuesish.

Në kryeqytet, Rrumbullaku ka firmosur largimin e shefit të Komisariatit nr. 2 Edmond Pjetri, i cili shkon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në vend të tij është emëruar Loard Sallaku, ky i fundit mbante pozicionin e shefit të Komisariatit të Krujës.

Në vend të Sallakut, në Krujë është emëruar Elton Shahini.

Shefat e komisariatet të Pogradecit dhe Sarandës janë ndërruar me njëri tjetrin, njoftoi syri tv. Oltion Agolli që drejtonte Komisariatin e Pogradecit, emërohet në krye të Policisë së Sarandës, ndërsa Klodian Kondri është emëruar në Pogradec.

Në Shkodër, ikën shefi i Komisariatit, Asllan Shyti dhe emërohet Idriz Daulle.

Në Devoll ikën Besim Palamani dhe emërohet Kreshnik Alimadhi.

Në Kavajë ikën shefi i Komisariatit, Emiliano Pashaj dhe ende nuk është emëruar drejtori i ri.

EMERIMET: 

Loard Sallaku – Shef i Komsaratit nr. 2

Edmond Pjetri –Drejtoria e Policisë

Elton Shahini – Shef i Komisariatit Krujë

Oltion Agolli – Shef i Komisariatit Sarandë

Klodian Kondri – Shef i Komisariatit Pogradec

Idriz Daulle – Shef i Komisariatit Shkodër

Kreshnik Alimadhi – Shef i Komisariatit Devoll



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *