Një 24-vjeçar nga Shkodra është arrestuar ditën e sotme nga policia. Autoritetet theksojnë se i riu, me iniciale J.K rezulton me precedent penal. Arrestimi i tij erdhi si pasojë e mosbindjes ndaj policisë. 24-vjeçari u kap për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.