• |
ide | kryesore

Fier, ndërron jetë 34-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Mbyet në qytetin e Fierit. Sipas policisë, i riu me iniciale E.M. dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. 34-vjeçari, sipas bluve të Fierit, punonte në Bashkinë e këtij qyteti. Nga këqyrja paraprake e trupit të të ndjerit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *