• |
ide | kryesore

Shqipëria e treta në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një familjeje shqiptare i duhen 16 vite për të blerë një apartament në Tiranë. Kjo e bën kryeqytetin tonë të tretin për çmimet më të shtrenjta të banesave, pas Moskës dhe Beogradit, ku familjet atje duhet të punojnë për 16 vjet e 3 muaj.

Të dhënat e përditësuara nga agjencia Numbeo, marrin për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë familjet për të blerë një shtëpi.

Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë rezulton Mali i Zi. Në vitin 2022, Shqipëria renditej e pesta në këtë indeks, por rritja e shpejtë e çmimeve ndryshoi renditjen.

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet për vitin 2022 sipas agjencive imobiliare në vijën e verdhë të ndërtimit u shitën mbi 1,000 euro për metër katror.

Çmimet në disa zona të kryeqytetit pësuan rritje të fortë, ku një metër katror arriti deri në 3500 euro në ish-Bllokut. Në zonë Komunës së Parisit çmimet maksimale arritën 2,300 euro nga 1,700 -1,800 euro që ishin më parë. Ndërkohë, fresku mbetet zona më e lirë me çmim maksimal të apartamenteve 700 euro për metër katror./Euronews Albania

https://www.youtube.com/watch?time_continue=75&v=AUPJoWQmr2s&embeds_euri=https%3A%2F%2Feuronews.al%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title



3 Comments

  1. Po mire ne cfare bazash e nxjerrin kete gje?

    Sepse ne Berlin dhe Munich cmimi per m2 eshte 13,000 euro dhe 10,000 euro ne Manchester dhe periferi te Londres.

    Prandaj ka dicka qe nuk shkon ne kete studim.

    1. Të dhënat e përditësuara nga agjencia Numbeo, marrin për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

      Po ta lexosh artikullin,jo vetem titullin,e kupton 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *