• |
ide | kryesore

10-vjeçarja nxirret pas 90 orësh nga rrënojat, ekipet detyrohen t’i presin krahun

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Një vajzë 10-vjeçare është shpëtuar pas 90 orësh nën rrënojat e një pallati 7-katësh në Hataj, Turqi.

Sipas mediave turke, ekipet e shpëtimit kanë gërmuar një galeri për ta shpëtuar. Ajo ishte e bllokuar dhe me aprovimin e të afërmve u vendos që t’i pritej krahu.

Ajo është e vetmja e mbijetuar pasi prindërit dhe 3 vëllezërit u gjetën të pajetë nën rrënoja.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 22 mijë viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *