• |
ide | kryesore

Braktisën të miturit në vendet e BE, policia procedon dy persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
azil, britania, BE



Policia ka arrestuar një 27-vjeçar dhe 47-vjeçar pasi braktisën fëmijët e mitur për azil në vendet e BE-së. Policia ka proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, personin me inicialet A. P., 24 vjeç, banues në Kukës.

Ky person, në datën 11.02.2023, është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimt të thelluar nga Policia Kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë, në Gjermani, vëllanë e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil, në Gjermani.

Gjatë muajit janar 2023, Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht edhe një 47-vjeçar, pasi kishte dërguar me dëshirën e tij ilegalisht, me qëllim kërkimin e azilit në Angli, djalij e tij të mitur 15-vjeçar.

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur  në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *