• |
ide | kryesore

Sam Asghari shfaqet në publik pas lajmeve për Britney Spears

Paparazzi, Slider



Sam Asghari bëri një dalje publike pas lajmeve se një ndërhyrje e planifikuar për gruan e tij, Britney Spears, u anulua. Aktori kaloi në tapetin e kuq në Teatrin Kinez TCL në Los Angeles për premierën e sezonit të fundit të Star Trek: Picard.

Asghari nuk foli me asnjë shtyp , por pozoi për fotografin. Ai gjithashtu ndau një video në Instagram Story ku shihet duke përshëndetur turmën. “Ata menduan se isha @robkardashianofficial”, tha modeli me shaka. Menjëherë pas paraqitjes së tij , Spears shkoi në Instagram, duke postuar një mesazh për ndjekësit në lidhje me lajmet e fundit rreth luftës së saj me  substancat.

“Më mërzit fakti që është e ligjshme që njerëzit të shpikin histori se unë për pak sa nuk vdiqa . Mjaft!!!”, shkroi artistja. “Me siguri do të më duhet të ndaloj së postuari në Instagram. Edhe pse më pëlqen ta bëj këtë, padyshim që ka shumë njerëz që nuk më duan të mirën. Siç thotë më së miri im shoq; Mos besoni gjithçka që lexoni!”

ET më parë mësoi se kishte një ndërhyrje të planifikuar për të adresuar çështjet e shëndetit mendor të Spears. Një burim zbuloi se ajo  ka “luftuar me dr0gën gjatë viteve” dhe se familja u shqetësua kohët e fundit saqë ata planifikuan një ndërhyrje.  Plani përfshinte menaxherin e Britney që të merrte me qira një shtëpi ku këngëtarja do të kalonte dy muaj ndërsa merrte trajtim mjekësor dhe këshillim psikologjik. Asghari, menaxheri, një ndërhyrës dhe mjekët thuhet se po planifikonin  të përpiqeshin ta bindnin atë se kishte nevojë për ndihmë. Por këto plane, raportoi TMZ, dështuan kur Spears u bë “disi e vetëdijshme” për ndërhyrjen./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *