• |
ide | kryesore

Berisha: Unë jam përgjuar nga Obama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
obama



Kreu i Partisë Dekoratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë një nga personat e përgjuar gjatë administratës “Obama”. I ftuar në “Top Story”, Berisha u shpreh se në kohën që ishte në pushtet kishte urdhëruar që asnjë ambasador i vendeve të NATO-s të mos përgjohej.

“Edhe unë jam përgjuar, telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Kur doli lista, Obama kishte kërkuar dhe regjistrimin tim. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Unë them atë që kisha dhënë, ky ishte koncepti im. Vjen njëherë një ambasador. Më thotë: “Mua më regjistrojnë”.

I thashë, që po të qe regjistruar merr vendin tënd, se po të përgjojnë shërbimet armike, sepse vendi ynë nuk e bën pasi kam dhënë urdhër. Ajo më shërben si garanci, se i thashë më nxirr një fakt. Do përgjojë kryeministri i Shqipërisë presidentin e SHBA, për çfarë i duhet? Prandaj i thosha nuk keni asnjë fakt mbi tokë atyre që më shpallën “non grata” – tha Berisha që më pas u shpreh i sigurt se Rama është nën hetim në SHBA për aferën “McGonigal”.

“Dallimi si nata me ditën, ka një dokument gjykata që autorizon hetimin në çdo gjë të Edi Ramës, ai është person nën hetim dhe të garantoj se e kam nga juristët më të shquar të atij vendi. Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik” – tha Berisha.

“Unë do e takoja me kënaqësi zyrtarin e FBI-së por jo me Agron Nezën, me ambasadorin e tij, unë kam takuar persona shumë të lartë të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin e SHBA-së dhe dy këshilltarë të mi. Asnjëherë nuk i kam pritur vetëm por të shoqëruar, Po të më vinte me dy individë të tjerë do të merrja me vete personin që kam për sigurinë kombëtare” – e mbylli kreu i PD-së. ©LAPSI.al



27 Comments

    1. Jorgo Mos u merzit, se mund ta cosh mamin ke qelia per takim special me xhaxhi edin. Vetem nxiri vizen per amerik

    2. Keshtu si Saliu jane shumica e Turqve shqip foles. Edhe Edi Rama, ështe bër Turk dhe hajdut njësoj si Saliu dhe Meta por Rame Turk, ështe më dinak dhe nuke vret dhe nuke perdore shume dhune si Saliu por për të tjeter jane njësoj.

  1. Je nje spiun i dekonspiruar.

    Te kane falur, por ne kembim te kane lene qe te endesh rrugeve si budalla.

  2. Por siç duket nga video, ai është shytyruar keqazi, ndërsa flet për orgji.

    E ka pas zakon të vjetër këtë në fakt, pasi edhe kur ka qenë në Viçidal, është akuzuar se përgjonte familjarët e vet në momente intime.Pbama pergjoje nje qen rrugesh si salihu

  3. Barrak Byzi Obama, 500 mij dollare fjalimi e ka per teorite marksiste rrevolucinare te llojit Burning Looting Murder. (BLM)

  4. Ulerimat e saj degjoheshin deri tek Mine Peza .

    Ai e rrihte per te vene ndergjegjen ne paqe sepse ajo shkonte me funksionare te larte komuniste ne emer te karrieres se tij.

  5. Ja lideret e Shqiperis. Njeri non-grata, tjetri nen hetim dhe ai kari vogel Like floriri qe thoshte me vrisni me raketa te mali me gropa. Ja keta jan

  6. The Albanian shakedown: A new twist in the FBI’s Charles McGonigal scandal. Sot nje artikull ne washington examiner. Ditet ne vazhdim do shtrengohet rrethi. Vazhdoni bini legenit patronazhista

    1. Po pse lodheni kot, qe Rama ka ik per lesh tashme kte e din edhe lopa. Lajmet dhe zhvillimet qe do pasojne do i vene vulen. KAQ.

      1. Ore Obama majtis ka qenë e i tillë është.Mos ju duket çudi se kështu kanë bërë të majtët kudo , përgjime.E nëse e di Berisha.Sigurisht që po sepse është mëndje kthjellët në ato që deklaron duke e mbështetur në burime të sigurta.Cdo gjë që ka thënë ka dalë e vërtetë.

    1. Obama i bie bythes.
      Doni shtet me evgjiter arixhinj tallava. Keni arqen arixhiun xhaxhka taqka edhe nano lekureziun. Jorgo te vrima e celesit, aty rri.

  7. Cili shqiptar është “terrorizuar” deri tani ngaqë dikush, i quajtur “patronazhist”, i paska mësuar emrin e mbiemrin, vendbanimin, vendin e punës etj. (a thua se këto janë sekrete) dhe i paska kërkuar të votojë për një parti të caktuar?! Shkoni në Perëndim dhe do të shihni se si, përpara zgjedhjeve, do ju vijnë tek dera dhjetëra “patronazhistë” për t’ju bindur për cilin të votoni, apo sa telefonata do të merrni duke ju pyetur për kë do të votoni, a mund ta llogarisim votën tuaj etj.

  8. McGonigal, while still serving as a senior FBI official, became a fixer for Albania’s Prime Minister Edi Rama and his ruling Socialist Party. Albania is a staunch U.S. ally and NATO member, but since Rama took over in Tirana a decade ago, that small country has become a hotbed of corruption, plus Europe’s leading narcostate, with deep connections to Latin American drug cartels. Why the Biden administration turns a blind eye to all this remains a troubling question. Buying senior American officials such as McGonigal is part of how Rama keeps pulling it off.

  9. Armiku i popullit
    ShBA qe nga viti 1990 te gjithe zirtaret dhe politikanet
    Jane nen suverjimin e Amerikes
    Amerika ka te regjistruar cdo detaj dhe cfare ndodh ne shqiperi Amerika ka nje kontigjent te madh te Efbiait dhe te cias we kondrollojne cfare behet ne shqiperi
    Amerika di gjitjcka ndodh ne shqiperi
    Politokanet dhe weveritaret e shqiperis jane si puna e kalit ne lem
    Ne fillim litari esht i gjat ku pershkon tere lemin dhe ne fund litari zvogelohet deri tek uri dhe pengohen me litsrin we kane shir lemin dhe fstkeqsisht bien ne shesh.dhe rrenkojne si dera te lavosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *