• |
ide | kryesore

Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua barbarisht në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



22-vjeçarja keniane, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë, ka ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen u konfirmua nga e ëma e saj. Joy Ayoko ka ndërruar jetë në një nga spitalet në Kenia, ku e reja u transportua së fundmi.

Ngjarja e rëndë u shënua më 13 gusht. Keniania u dhunua dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. E reja punonte në një kazino në Tiranë dhe jetonte në Shqipëri prej janarit të 2022. Një natë ajo u gjet e hedhur pas pallatit ku banonte. Ajo ishte dhunuar brutalisht me kockat e ijeve dhe tre brinjë të thyera si dhe me trauma në tru. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja e rëndë ende nuk është zbardhur se kush janë autorët që dhunuan dhe çuan në vdekjen e 22-vjeçares.



7 Comments

  1. Vetem ligesi,ngado te rrotullohesh ndeshesh me ngjarje te renda,krime,droge,mafie.
    Sado qe te urreni Berishen,nuk ka ndodhur keshtu ne kohen e tij.
    Tani e keqja eshte bere mbytese,duket qarte qe ky eshte qellimi:te na e bejne jeten te pajetueshme ne njerezve normale qe ndihemi keq e te pa fuqishem kur shohim keto menxyra cdo dite,perveç vjedhjes dhe poshterimit qe na bejne.
    E habitshme eshte se sa te pa ndjeshem e katila jane jorgot &co qe jetojne te lumtur ne kete skëterrë.
    Iu ngecshin parate tona ne gryke,mos i zente gjumi nga dhimbja e shkaktuar kesaj nene dhe nenave te tjera qe u kane vrare bijte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *