• |
ide | kryesore

Akademia e filmit merr përsipër fajin për incidentin në Oscar 2022

Paparazzi, Slider



Akademia ka pranuar se trajtimi i saj i incidentit famëkeq të Will Smith në Oscar 2022 ishte “i papërshtatshëm”. Organizata, e cila voton për të nominuarit, fituesit e ceremonisë vjetore, thase do të jetë “plotësisht transparente” në të ardhmen.

Në drekën e organizatëspër të nominuarit për Oscar të këtij viti, presidentja, Janet Yang foli për ngjarjen e vitit të kaluar. “Jam e sigurt që të gjithë e mbani mend se ne përjetuam një ngjarje të paprecedentë në Oscars”, tha ajo, sipas Variety. “Ajo që ndodhi në skenë ishte plotësisht e papranueshme dhe përgjigja nga organizata jonë ishte e pamjaftueshme.” “Ne mësuam nga kjo se Akademia duhet të jetë plotësisht transparente dhe e përgjegjshme në veprimet tona. Veçanërisht në kohë krize duhet të veproni me shpejtësi, me dhembshuri dhe vendosmëri për veten dhe industrinë tonë,” vazhdoi ajo. “Ju duhet dhe mund të prisni jo më pak nga ne në vazhdim.”

Gjatë transmetimit të ndarjes së çmimeve  të vitit të kaluar, Smith doli në skenë dhe goditi Rockun në fytyrë pasi aktori bëri një shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith. Rock e krahasoi Pinkett Smith – e cila vuan nga alopecia  me personazhin e Demi Moore “G.I. Jane,” duke nxitur shuplakën nga Smith. “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë!”, bërtiti Will. Ai dha më pas dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Gjithashtu është përjashtuar nga çdo aktivitet i akademisë për 10 vitet e ardhshme./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *