• |
ide | kryesore

Rikthehet Champions: kriza e PSG e dilema Mbappe para testit Bayern

-Instant, F1, Sport
PSG



Pas 3 muajsh mungesë, rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm për klube, Champions League, me ndeshjet e vajtjes të 1/8 të kompeticionit. Emocioni i ndeshjeve të turneut të Kupës me veshë të mëdhenj, do të zbresë në fushë 16 më të mirat e kontinentit, me dy ndeshje të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Milan mes shumë dëmtimesh ku mbi të gjitha peshon Maignan do të presë Tottenham. Në Parc des Princes një PSG në krizë duhet të tejkalojë veten në provën me Bayern Mynih.

MILAN – TOTTENHAM

Në San Siro edhe anglezët kanë problemet e tyre, i fundit që i shtohet ëshjtë dëmtimi i Bentancur. Gjithësesi si skuadra e Conte ashtu dhe ajo e Piolit nuk po kalojnë momentin e tyre më të lumtur. Liga e Kampionëve të Milan rinis nga Tottenham, në 1/8 ku kuqezinjtë mungojnë prej 3262 ditësh. Kuqezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga urgjenca angleze. Conte nuk do të ketë tre titullarë mes dëmtimeve dhe pezullimeve. Jo vetëm kaq, pas suksesit ndaj Torinos, skuadra e Stefano Piolit duhet të tregojë se e ka kapërcyer krizën. Kuqezinjtë një ndihmë për të bllokuar Kane do të kenë nga rikuperimi i Tomori në mbrojtje.

Trajneri i Milan është i orientuar drejt konfirmimit të formacionit 3-4-2-1 të parë të premten me disa dyshime. Qendërmbrojtësi anglez do ta nisë nga fillimi, ndërsa dualizmi mes Calabria dhe Saelemaekers vazhdon. Përpara gjithçka e konfirmuar me Diaz dhe Leao që mbështesin Giroud. Ndërsa De Keteleaere dhe Origi do të jenë variacione të mundshme në temë gjatë garës në zhvillim. Asgjë për të bërë për Bennacer, i cili, sipas fjalëve të Piolit, nuk është ende gati.

Do të jetë gjithashtu një mundësi për të rrëzuar tabunë Tottenham, i përballur katër herë me dy barazime dhe dy humbje. Kryqëzimi i fundit daton njëmbëdhjetë vjet më parë, gjithmonë në 1/8 e Ligës së Kampionëve. Në San Siro ishte Crouch ai që vendosi ndeshjen (goli vendimtar duke pasur parasysh kthimin 0-0).

Moment delikat për Conte, si fizikisht (sapo është kthyer nga operacioni në tëmth) ashtu edhe sportiv, me disfatën e rëndë të pësuar në Leicester. Tre humbje në pesë ndeshjet e fundit, dy kundër Manchester City dhe Arsenalit. Për italianin rikthehet Romero në mbrojtje (i skualifikuar në Premier League). Ndërsa ka një emergjencë në mesfushë pa Bentancur dhe Hojberg.

PSG – BAYERN MYNIH

Në Parc des Princes pastaj luhet ajo që mund të konsiderohet edhe finalja e parakohshme. PSG do të sfidojë Bayern Mynih, me të dy skuadrat që kryesojnë kampionatet e tyre respektive. Francezët megjithatë janë në një moment të komplikuar me eliminimin nga kupa dhe humbjen me Monaco që ka gjeneruar përplasje e kontestime mes lojtarëve dhe drejtuesve. Mbi të gjithë Galtier është në ankth për yllin e tij Mbappe, akoma jo gati. Ndërsa Nagelsmann është më i bindur për mënyrën se si do të interpretojë lojën e tij në Paris, ku sidoqoftë duhet të bëjë llogaritë me kualitetet e jashtëzakonshme të Messi e Neymar.

Lexo më tej: PSG, lojtarët tensionohen me Galtier dhe drejtuesit: Marquinhos kritikon egër portierin Donnarumma

Lionel Messi mungoi në humbjen ndaj Monaco me një problem muscular. Galtier ka deklaruar se kampioni i Botës edhe mund të jetë kundër Bayernit të marten. Sulmuesit mund t’i bashkohet edhe Marco Verratti, që vjen nga dëmtimi. Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje pasi ka munguar në tre ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në kofshë. Por ai pritet të jetë mjaftueshëm në formë për të qenë në pankinë. Ndërsa Renato Sanches dhe Nordi Mukiele janë të përjashtuar nga ndeshja. PSG shpreson që Fabian Ruiz të mund të shërohet nga një virus në stomak, që e mbajti jashtë me Monaco. Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Sergio Ramos u ulën në stol të shtunën, por treshja pritet të bashkohet me Marquinhos në vijën e pasme kundër Bayern.

Te bavarezët Yann Sommer do të shënojë paraqitjen e tij të parë në Champions League për Bayern, duke shpresuar në një portë të pastër. Ryan Gravenberch, Noussair Mazraoui, Lucas Hernandez dhe Sadio Mane mbeten jashtë fushës. Por Joshua Kimmich do të kthehet nga pezullimi për të formuar dyshen me Leon Goretzka në qendër të mesfushës. Muller u detyrua të largohej në pjesën e parë të shtunën për shkak të një problemi në pulpë. E megjithëse vetë lojtari ka pohuar se nuk është asgjë serioze, Nagelsmann mund të vendosë të mos rrezikojë dhe ta lërë 33-vjeçarin në stol.



2 Comments

  1. PD është krijuar si një forcë politike e qendrës së djathtë dhe sillet si një parti e majtë. Gjithë leksiku dhe retorika politike janë majtiste, dhe për ta betonuar këtë pozicion denatyral ka dalë tani teza e revolucionit që është mekanizmi i shpikur nga e majta dhe ka në substancë përmbysjen e sistemeve ose pushteteve me forcë e dhunë. Ndërkohë PD u krijua si një forcë politike e djathtë, parti që do të kishte në themelin dhe filozofinë e saj vetëm votën e lirë, por votën e manipulon edhe kur zhvillon zgjedhje brenda strukturave të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *