• |
ide | kryesore

Protesta më 3 mars dhe vendimi i gjykatës për vulën e PD, reagon Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga PD më 3 mars, ditë kur pritet edhe vendimi i gjykatës për vulën e PD.

Lexo më tej: Apeli kujtohet një ditë para protestës për gjyqin e PD-së, zbulon datën 

Sipas Metës, në atë ditë, të gjithë duhet të solidarizohen me PD dhe demokracinë.

“Çështja e PD nuk është cështje e demokratëve, është e vetë demokracisë. Çështje e pluralizmit politik, është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës, që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër.

Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhëen bederla të Ramës dhe MC Gonigalëve, këtë e ka përdorur dhe këtu për të takuar prokurorë, gjyqtarë e për të vizituar institucione të drejtësisë gjoja në emër të FBI.

Ndaj në 3 mars jemi në solidaritet të plotë me PD, demokratët anembamë e të sigurt që në 3 mars janë në solidarët dhe socialistët me këmbë në tokë që duan normalitet dhe kërkojnë llogaridhënie.

Ky korrupsion pa asnjë diskutim ka goditur gjithë shoqërinë në gjithë segmentet e saj, ka rritur varfërinë”, u shpreh Meta.



1 Comment

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    O patronazhistë, pse nuk e shani Metën, edhe ky ju qin, se është më i ri se Berisha, do ta keni më gjatë mbi kokë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *