• |
ide | kryesore

17-vjeçarja nxiret e gjallë nga rrënojat 10 ditë pas tërmetit në Turqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rrënojat



Një vajzë adoleshente u nxor e gjallë nga rrënojat në Turqi këtë të enjte pas më shumë se 10 ditë nga tërmeti që ka vrarë më shumë se 42 mijë njerëz në vend dhe Sirinë fqinje.

Videoja e publikuar nga Bashkia Sakarya, tregoi punonjësit e shpëtimit që rrethonin vajzën 17-vjeçare, përpara se ajo të mbulohej me një batanije termike dhe të merrej me vete.

Adoleshentja u shpëtua në provincën juglindore Kahramanmaras të Turqisë raporton televizioni vendas TRT Haber. Ajo u nxor 248 orë nga tërmeti 7.8 ballë që goditi vendin natën e 6 shkurtit.

Numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti më vdekjeprurës në historinë moderne të Turqisë është rritur në 36,187, thanë autoritetet. Ndërsa në Siri, ku tërmeti ka thelluar krizën humanitare pas 12 viteve luftë, numri i të vdekurve të raportuar është 5 800, një shifër që ka ndryshuar pak në këto ditë.

Teksa disa njerëz u gjetën të gjallë në Turqi të mërkurën, raportet për shpëtime të tilla nga rrënojat janë bërë gjithnjë e më të rralla. Autoritetet në Turqi dhe Siri nuk kanë njoftuar se sa persona janë ende të zhdukur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *