• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni dhe Fedez drejt divorcit?

F1, Paparazzi



Kanë ikur kohët kur Fedez citonte qenin e Chiara Ferragni në këngën e tij “Vorrei ma non posto”, duke ngjallur kureshtjen e saj dhe duke filluar të flirtonte me sipërmarrësen dixhitale më të famshëm të Italisë. Ishte viti 2016. Tani, disa vite më vonë, jemi në një pikë ku po pyesim nëse diçka është prishur në ekuilibrin e çiftit.

Heshtja e Fedez vazhdon. Ende nuk ka asnjë reagim në rrjetet sociale të reperit. Asnjë intervistë apo ndërhyrje televizive pas Sanremos. Faqja e Chiarës në Instagram, nga ana tjetër, është mbushur me fotot e më të dashurve të saj: fëmijëve, motrave, prindërve, miqve, kolegëve. Të gjithë përveç Fedez.

Herën e fundit që ata janë parë bashkë, pas debatit në skenën e Ariston, ka qenë në orët e vona të mbrëmjes së 14 shkurtit, kur paparacët i futografuan teksa hynë në një pallat në qendër të Milanos. Duke mbërritur me të njëjtin mjet, një makinë e zezë, presin të hapet dera. Ajo shihet në telefon, kurse ai shumë serioz qëndron në heshtje. Disa thonë se terapisti i çiftit të tyre është në ndërtesën ku ata janë parë, por jo ai që është shfaqur në serialin për jetën e tyre në serialin “Ferragnez”. Nga ana tjetër, ka nga ata që hipotezojnë se është selia e një avokati divorci.

Sakaq, gazetarja Guia Soncini konfirmon ndërprerjen e xhirimeve të sezonit të 2 të “The Ferragnez”. Më saktë, është një shtyrje. Seriali i suksesshëm kushtuar familjes më të njohur të Italisë duhet të rifillonte në maj, por duket se gjithçka është shtyrë për pas verës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *