• |
ide | kryesore

Selena Gomez flet pas kritikave për peshën e saj

Paparazzi, Slider



Selena Gomez po flet për mënyrën se si ilaçet e lupusit ndikojnë në trupin e saj.

Në një klip në TikTok që është shpërndarë në Twitter, këngëtarja u tha fansave se marrja e ilaçeve shpesh e bën atë të shtojë peshë. “Kur e marr prirem të mbaj shumë peshë uji dhe kjo ndodh shumë normalisht. Kur nuk e pi , prirem të humb peshë,” tha Gomez . “Unë thjesht desha të them dhe inkurajoj këdo që ndien ndonjë lloj turpi për atë që po përjetojnë, dhe askush nuk e di historinë e vërtetë.”

Aktorja e The Only Murders in the Building vazhdoi; “Unë thjesht dua që njerëzit të dinë se ti je e bukur dhe je e mrekullueshme. Po, ne kemi ditë ku ndoshta ndihemi  keq por unë do të preferoja të isha e shëndetshme. Medikamentet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se janë ato që më ndihmojnë.” Gomez më pas foli më tej për përvojën e saj me imazhin e trupit. “Jo një modele, nuk do të jem kurrë. Unë mendoj se ato janë të mrekullueshme por unë thjesht nuk jam aspak ashtu,” shtoi ajo. “Unë thjesht doja t’ju them se ju dua djema. Faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin. /Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2023/02/14/selena-gomez-reagon-ndaj-videos-se-hailey-bieber/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *