• |
ide | kryesore

Sakrilegj në Napoli: grabitet këmba e majtë 3D e legjendës Diego Maradona

-Instant, Sport
Maradona



Vjedhje e zhurmshme në Napoli. Pas fitores ndaj Sassuolo, gjatë natës dikush ka vjedhur fotografinë e këmbës së majtë të legjendës Diego Maradona. Vepra që është rezultat i një skanimi tredimensional të të majtës magjike të fenomenit të dikurshëm argjentinas, ishte ekspozuar në Lagjen spanjolle, përballë muralesit gjigant të “Pibe de oro”. Një homazh i dhënë popullit napolitan nga miku dhe menaxheri historik i Diegos, Stefano Ceci.

Lexo më tej: FOTO/ Maradona shfaqet prapë në stadium: i gjallë apo vegim, në Argjentinë po çmenden nga njeriu misterioz

E vogël në përmasa, piktura foto 3 D e këmbës së Diego Maradona ishte pozicionuar në Via Emanuele de Deo. Ajo u vendos përballë mega pikturës së Maradonës të realizuar në vitin 1990, në rastin e titullit të dytë të Napolit, në fasadën e një ndërtese gjashtëkatëshe. Për momentin ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Nuk ka asnjë detaj që mund të japë një ide të ngjarjes, por vjedhja në qytet po bën shumë bujë. Duke patur parasysh dashurinë idilike që në Napoli kanë për Maradona, kjo vjedhje quhet një sakrilegj i vërtetë. Mbi të gjitha sepse vepra konsiderohet si një relike historike për tifozët napolitanë. Një lloj “relike” e futbollit për t’u nderuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *