• |
ide | kryesore

Zbulohen 20 kamera të reja në katër qytete, vihen nën hetim 8 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kamera



Policia ka zbuluar 20 kamera të reja të vendosura në katër qytete të vendit konkretisht Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.

Gjatë operacionit janë vënë nën hetim 8 persona që monitoronin zonat përmes kamerave dhe tani pritet të dokumentohet ligjërisht arsyeja e vendosjes së tyre.

Deri më tani në të gjithë vendin janë çmontuar 548 kamera ndërkohë që nën hetim janë 116 persona në total. Kontrollet vijojnë në të gjitha qarqet.

Detajet nga policia:

Në kuadër të fazës së trembëdhjetë të këtij operacioni, duke u mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në zona publike dhe në ambiente të tjera.

Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.

8 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i shtetasve në hetim.

-Në Peshkopi, në vijim të kontrolleve në terren, u çmontuan dhe 7 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin, si dhe u iniciuan hetimet për shtetasin R. D.
Në total, deri më tani, në qarkun Dibër, janë çmontuar 13 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 5 shtetas.

-Në qytetet Korçë dhe Pogradec, në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 6 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit S. M., J. Xh., A. Ç. dhe Th. M.
Në total, deri më tani, në qarkun Korçë, janë çmontuar 67 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 28 shtetas.

-Në Tiranë janë çmontuar dhe 4 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. Ll. dhe E. C.
Në total, deri më tani, në qarkun Tiranë, janë çmontuar 224 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 46 shtetas.

-Në Durrës në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 3 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasin D. M.
Në total, deri më tani, në qarkun Durrës, janë çmontuar 57 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 12 shtetas.

Kontrollet vijojnë në të gjitha qarqet.



1 Comment

  1. Lufta e policise me krimin e organizuar, gjithnje me më shume para, mjete dhe teknologji dhe disa hapa perpara saj, tashme po shfaqet ne rruget e qyteteve kryesore me heqjen e kamerave te krimit qe kontrollojne policine, njerri-tjetrin dhe jeten urbane.

    Ne media u tha se u hoqen qindra syresh nga policia, por dikush si ekspert permendi ne tv nje shifer 2 milion te tilla ne gjithe vendin.

    Kur policia heq ende disa kamera te reja, padyshim qe shifra 2 milion eshte marre nga dogana, por ajo nuk perfshin kamerat qe kane hyre permes korruptimit ne arroporte, porte apo kufi tokesor.

    Policet dhe elektricistet neper shtylla e maje shkalleve nuk japin siguri tek qytetaret, por u kujtojne qe po jetojne ne nje situate skandalesh e pasigurie…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *