• |
ide | kryesore

Mourinho kundër të gjithëve, thumbon edhe Olimpico: “Ultrasit kështu nuk na ndihmojnë, Bove më tifoz se ata”

-Instant, Sport
Mourinho



Roma e Jose Mourinho mposhti Veronën 1-0 në Olimpico, në një ndeshje të vështirë. E komplikuar edhe nga mungesa e lojtarëve kryesorë si Dybala, Pellegrini dhe më pas edhe Abrahami. “Shpirti i ekipit dhe sakrifica ishte fantastike – komentoi trajneri verdhekuq -. Ne luajtëm shumë mirë kundër një ekipi si Verona, që nuk të lë të ndërtosh aksione. Një fitore e merituar nga djemtë. Për përpjekjen e bërë edhe pas sforcos në Austri edhe nga ata që kanë luajtur më pak”.

“Solbakken po mëson të luajë taktikisht me ne. Belotti nuk ka luajtur prej kohësh. El Shaaraëy po bën shumë mirë, Zalewski luan mirë kudo. Për mendimin tim, kjo skuadër nuk merr meritat që meriton”, vazhdoi Mourinho.

“Belotti luajti një lojë të shkëlqyer. Ai e meritoi golin për gjithë sakrificën që bëri. E ndërkohë, Montipò bëri një pritje të jashtëzakonshme – nënvizoi trajneri -. Më vjen keq vetëm që njerëzit nuk i kuptojnë rrethanat e vështira në të cilat punojmë dhe sa mirë po bëjmë. Unë u jam shumë mirënjohës këtyre djemve”.

Lexo më tej: “Në dhjetor mund të isha larguar”. Mourinho zbulon prapaskenën e ‘ngel në klasë’ një lojtar: ja cili është

FISHKËLLIMAT E OLIMPICO

Në shënjestër janë edhe tifozët: “Mirë, gjithë vendet të shitura, por ka ambiente dhe ambiente. Nëse skuadra na shtyn, kjo është një gjë. Nëse përkundrazi është si sonte që njerëzit fishkëllejnë në pasimin e parë të gabuar, kjo nuk na ndihmon. Ne nuk kemi as Cafu as Maicon, por njerëzit nuk e kuptojnë sa mirë po punojmë. Bove është më shumë tifoz se ultrasit. Ai po bën mirë dhe po rritet. Ai duhej të shkonte në huazim në Serie C, sot është titullar te Roma. Sigurisht që shtypi nuk ndihmon sepse janë të gjithë fenomenë përveç Romës, që fiton vetëm me fat ose me topa inaktivë. Nuk kam nevojë për komplimente, skuadra dhe djemtë kanë. Unë duhet të mbroj djemtë e mi që meritojnë më shumë”.

Roma është e treta në renditje: “Le të flasim për atë që kemi bërë në fund të sezonit. Unë nuk jap intervista, flas vetëm kur duhet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *