• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje vilën 7 milionë euro: e kanë detyruar… delet

-Instant, Sport
delet



Pas një fillimi nën ton, Cristiano Ronaldo po fiton konfidencë me kampionatin saudit dhe Al Nassr. Portugezi po rikthehet në formë duke nënshkruar golat e tij të parë dhe duke asistuar shokët e skuadrës. E pavarësisht disa episodeve negative me disa kundërshtarë, ai po shijon aventurën e tij të re. Por nga Anglia ka një thashethem për një problem mjaft të çuditshëm në lidhje me CR7: një problem me… delet.

Të gjithë kanë një thembër të Akilit, diçka që vërtet nuk mund ta durosh. E Cristiano Ronaldo nuk bën përjashtim. Tabloidët britanikë flasin për një problem serioz me delet, që ndodhen shumë pranë vilës së tij luksoze. Në fakt, në lagje ka shumë fusha duke qenë një zonë rurale dhe delet me blegërimat e tyre pranë vilës, kanë shkaktuar bezdi te futbollisti dhe familja e tij.

Lexo më tej: Nga delet në Angli, te fusha ilegale e tenisit në Portugali: zbulohen problemet me pronat për Ronaldon

Një vilë e klasifikuar si “vepër arti me dizajn modern” me vlerë 7 milionë euro. Kjo është shuma e kërkuar nga portugezët për të hequr qafe vilën dhe delet e lodhshme. Një dashuri që nuk lulëzoi kurrë duke qenë se ish-sulmuesi i Manchester United dëshironte tashmë një ndryshim peizazhi pas një jave qëndrimi në shtëpi. Tani ka ardhur koha e duhur për ta hequr qafe, duke parë edhe transferimin në Arabinë Saudite. Për blerësit e rinj, një kërkesë themelore duket të jetë “dashuria për delet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *