• |
ide | kryesore

Alibeaj: Rrëmuja në Kuvend i shërben Ramës, Berisha na bën presion me mitingje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kuvend



Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar këtë të martë kandidatin e grupit të tij në bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata. Para gazetarëve Alibeaj tha se nuk është dakord me krijimin e rrëmujës në Kuvend sepse sipas tij ajo i shërben Ramës nga “ca njerëz që çfarë nuk kanë thënë për PD-në’.

“Nuk kam heshtur në Kuvend. Nuk kam heshtur dhe e di pse? Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë për atë që ka ndodhur në kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar, unë po ju them një gjë tjetër. Unë nuk jam kurrsesi dakord që të krijohet një situatë rrëmujë brenda foltores së kuvendit dhe kjo t’i shërbejë Edi Ramës.

Pse i shërben Ramës? Me skandalin e fundit që i ka dalë, këtu biem dakord ku është i kapur me më së paku me 225 mijë dollarë dhënë një përfaqësuesi të korruptuar të FBI, për të goditur Partinë Demokratike, minimumi duhet që kryeministri të japë shpjegime në kuvend dhe para publikut. Kam kërkuar unë dy herë interpelancë. Ne s’mund të t’ia bëjmë atij komoditetin duke bërë zhurmë, por të vijë të flasë.

Ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz, që nga shtatori i vitit të kaluar çfarë nuk thanë për PD-në dhe për Lul Bashën. Paratë ruse, rublat ruse… Madje arritën deri atje ku thanë se panë ambasadorin rus që me një torbë po ngjiste shkallët e PD. Pra me paratë e Edi Ramës me spiunin e sigurimit Agron Neza me Dorian Duçkën e PS, me McGonigal që lobon kundër PD. Këto i ka folur Sali Berisha dhe një grumbull deputetësh të tjerë që nëse hapin këto duhet t’i vijë turp. Duhet kërkuar minimumi ndjesë që hodhën baltë mbi PD-në” – tha Alibeaj.

I pyetur nëse ndihet fajtor për krijimin e situatës momentale brenda partisë, Alibeaj u përgjigj se e ka kundërshtuar Berishën edhe kur ka qenë në qeveri, ndërsa u shpreh i prerë me një “Jo”, duke thënë se situata është një distancim nga e kaluara.

“Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them “JO”, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai” – tha Alibeaj.

Ai vijoi më tej duke thënë se do presë vendimin e gjykatës sa i përket çështjes së vulës së demokratëve, ndërsa tha se fton të gjithë ata që “do i bëjnë presion gjykatës me mitingje” që po ashtu të heshtin, duke iu referuar grupimit të Sali Berishës që ka paralajmëruar një protestë në datën 3 mars.

“Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje, kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim” – tha Alibeaj. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Alibeja sqaron te tjeret por jo vehten, ……..po mir mor mut muti ke perfaqson ti aty ne parlament,

  2. Hahaha , po o qelbanik po. Ndersa ju i beni “presion” Ramazanit duke ja mare ne goje cdo dite si “proamerikan proramazan”. Bythqir mashkull!

  3. Alibeaj pjelle e cmendurise se tij
    Kur ta shihni ne rruge( nese del) beshtyjeni ne fytyre
    Sherbetor i mafies ne pushtet
    Me vjen keq vetem per Bardhin

  4. Salih Ram Maloku te rruan karin Shume shpejt do paraqitet ne SPAK bashke me kopilin e tij Shkerdhen Bythken

  5. Ky tipi dhe Patoz rosaku kane marre trastat me para nga Veliaj e Rama.
    Jane te blere. Turp t’u vije. O sot o kurre te reflektojne.✌

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *