• |
ide | kryesore

Avril Lavigne dhe Mod Sun i japin fund fejesës

Paparazzi, Slider



Avril Lavigne dhe Mod Sun e kanë vendosur t’i japin fund fejesës.  Përfaqësuesit e këngëtares “Sk8er Boi” konfirmuan ndarjen në Page Six të martën. Megjithatë, ndarja duket të jetë një surprizë për Mod Sun.

“Ata ishin bashkë dhe të fejuar që tre ditë më parë kur ai u nis për turne, kështu që nëse diçka ka ndryshuar, ky është një lajm për të,” u shpreh përfaqësuesi i tij. Ish-çifti thuhet se kishte pasur probleme muajt e fundit, duke i detyruar ata të ndaheshin dhe të pajtoheshin disa herë, përpara se përfundimisht t’i jepnin fund marrëdhënies përgjithmonë.

Sipas TMZ, tradhëtia nuk ishte shkak për ndarjen. Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Lavigne u pa me reperin Tyga në Nobu në Malibu, Kaliforni, gjatë fundjavës. Në fotot e paparacëve, këngëtarja shihet duke u përqafuar me reperin “Rack City”, gjë që ndezi spekulime për statusin e marrëdhënies së saj me Mod Sun. Burimet  thanë në atë kohë se artistët kishin qenë së bashku shumë kohët e fundit, por ishte e paqartë nëse ata ishin në lidhje. Nuk dihet koha kur Lavigne vendosi të mbyllte lidhjen e saj me Mod Sun.

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/01/avril-lavigne-nderohet-me-nje-yll-ne-walk-of-fame/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *