• |
ide | kryesore

Avril Lavinge dhe Tyga i japin fund lidhjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi Tyga dhe këngëtarja Avril Lavigne i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas katër muajsh.

TMZ raporton se çifti janë ndarë në fillim të qershorit dhe dhe se mes tyre nuk ka “ndjenja të vështira”. Dyshja nxitën fillimisht thashethemet për një lidhje pasi u panë duke darkuar së bashku në Los Angeles këtë shkurt, dhe u zyrtarizuan në prill të 2023.Rokerja dhe reperi  u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën Mugler x Hunter Schafer. Më herët gjatë ditës, dyshja u ulën në rreshtin e parë të shfaqjes Ottolinger.

Përpara romancës me Tyga. Avril ishte e fejuar me artistin Mod Sun. Ajo u nda nga ai në shkurt 2023. “Ata ishin bashkë dhe të fejuar që tre ditë më parë kur ai u nis për turne, kështu që nëse diçka ka ndryshuar, ky është një lajm për të”, u përgjigj në atë kohë një zëdhënës i Mod Sun. Ditë më vonë, 35-vjeçari nga Minesota, e adresoi ndarjen në Instagram, duke thënë se; “E gjithë jeta e tij ndryshoi plotësisht” gjatë “1 javë”. “Unë thjesht e di që ka një plan për të gjitha,” u shpreh  ai. “Unë do ta mbaj kokën lart. Do dëgjoj gjithmonë zemrën time, edhe kur ndihet e thyer.” /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *