• |
ide | kryesore

Rikthehen Avril Lavigne dhe Tyga

Paparazzi, Slider



Avril Lavigne dhe Tyga kanë vendosur t’i japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre.

Një burim tha për ET, “Tyga dhe Avril janë rikthyer së bashku pas ndarjes së tyre. Ata folën dhe vendosën ta provojnë sërish. Po  shijojnë kohën së bashku”, shtoi burimi.

Aludimet rreth një pajtimi filluan pasi Avril dhe Tyga u panë  në një festë të 4 Korrikut javën e kaluar në Las Vegas, vetëm disa javë pas ndarjes së tyre.
Avril performoi me Marshmello në Encore Beach Club në Wynn në Sin City më 1 korrik dhe u pa duke biseduar dhe shoqëruar me Tyga pas paraqitjes së saj. Një dëshmitar okular i tha medias, “Tyga dhe Avril arritën së bashku në festë më 4 korrik në Nobu Malibu. Ata u shoqëruan ndërsa ishin atje dhe dukej sikur po kalonin një kohë argëtuese.”

Spekulimet për një romancë mes dyshes nisën në prill, pasi TMZ publikoi foto të këngëtares  duke u përqafuar me Tyga-n ndërsa darkonin së bashku. Në atë kohë, megjithatë, media tha se ata ishin thjesht miq, me Avril që vetëm një muaj më parë anuloi fejesën e saj me muzikantin Mod Sun. “Ata ishin bashkë kur ai u nis për turne, kështu që nëse diçka ka ndryshuar, ky është një lajm për të”, u shpreh një zëdhënës i Mod Sun. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *